Gjurmët e gjarprit janë pjesë e pashmangshme gjatë verës në Australi, por askush nuk do e priste që ta shihte në xhamin e makinës.

Një shofer është përballur me një situatë të pakëndshme kur po drejtonte makinën e tij në autostradën Pambula.

Ted Ogier ka thënë për mediat e huaja se gjarpri ishte rreth 2-2.5 metra i gjatë dhe varej në pasqyrën e makinës, duke tentuar të hyjë brenda.

Pasi udhëtoi pak kohë me të, shoferi telefonoi kolegun e tij për ti kërkuar ndihmë. Nuk është hera e parë që ata përballen me situata të tilla pasi vitin e kaluar, Ted dhe stafi i tij larguan një kangur që kishte hyrë brenda në dyqan.

/Ora News.tv/