Akil Gjakova është fituesi i medaljes së artë në Grand Slamin e Parisit. Xhudisti kosovar mposhti në finale gjeorgjianin, Lasha Shavdatuashvilli, në kategorinë  deri në 73 kg.

Ky triumf ka gëzuar pa masë trajnerin e tij Driton Kuka, i cila e ka përgëzuar në profilin e tij në "Facebook"

Kuka e ka cilësuar Akilin si Mbret të Parisit, ndërsa fitoren e medaljes së artë si dhuratë për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

/Ora News.tv/