13 mjekë nga Kosova kanë dhuruar sot gjak në kuadër të një nisme 'Gjak shqiptari për shqiptarët' me rastin e vitit mbareëkombëtar tq Gjergj Kastriot Skënderbeu në spitalin rajonal të Peshkopisë.

Kësaj nisme të mjekëve kosovarë i janë përgjigjur edhe mjekët dhe infermierët e spitalit të Peshkopisë, duke dhuruar gjak për të gjithë personat në nevojë.

Dhurimi i gjakut nuk është vetëm një nevojë akute për të sëmurët por edhe një ndihmë emergjente për të shpëtuar një jetë njeriu.

Megjithë tendencën në rritje për dhurim gjaku, deri tani statistikat tregojnë për domosdoshmërinë e dhurimit të gjakut në spitalet tona pasi grupet e rralla të gjakut janë deficitare.

Kanë qenë të shumta rastet për gjak, duke marrë shkak dhe nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Peshkopi, një domosdoshmëri jetike për të shpëtuar jetë njerëzish.

/Ora News.tv/