E ardhmja e Elseid Hysaj kthehet në telenovelë te Napoli.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare po aktivizohet me pikatore te jugorët e drejtuar nga Carlo Ancelotti dhe largimi shihet si alternativa më e mirë për 25 vjeçarin. Për të mësuar më shumë nga kjo situatë, agjenti i Hysaj, Mario Giuffredi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me zyrtar të lartë të Napolit.

Sipas "Sky Sport Italia", Giuffredi ka kërkuar nga drejtuesit e Napolit shqyrtimin e ofertave drejt klientit të tij, që thuhet se ka ngjallur interesin e Chelsea dhe Atletico Madrid.

Nga ky takim, duket se Giuffredi ka marr një përgjigjje të prerë. Nuk do largohet në janar nëse oferta nuk është e përshtatshme. Te Napoli, Hysaj ka një kontratë deri në vitin 2021, me klauzolë lirimi prej 50 milion euro që vlen vetëm për klubet jashtë Italisë.

/Ora News.tv/