Gilman Bakalli dhe mendimi kritik i një qytetari

Gilman Bakalli dhe mendimi kritik i një qytetari

Profesor Gilman Bakalli përkujtohet përmes librit “Mendimi kritik i një qytetari”, një përmbledhje e punëve të tij ndër vite.

Në këtë vepër janë “fotografuar” momente të ndryshme të politikës, etikës, moralit, fesë dhe medias.

Libri është realizuar nën kujdesin e veçantë të bashkëshortes së autorit, Irena Bakalli.

Irena Bakalli: Në libër janë përmendur fenomene dhe ngjarje nga realiteti shqiptar. Këto fenomene dhe nuk ngjarje nuk është se thjesht tregohen por ka një pozicionim në lidhje me to. Ti themi protestë apo mendim kritik, kjo varet nga këndvështrimi i secilit.

Gilman Bakalli në sugjerimet e tij shprehej se për të arritur një mendim kritik, nuk duhet ndjekur një radhë hapash të detyrueshëm, por të paraqiten opinionet e ndryshme mbi çështjen që është duke u shqyrtuar, duke e analizuar atë në çdo aspekt.

Gilman Bakalli ka qenë eseist, publicist, pedagog dhe deputet i parlamentit të Shqipërisë.

EMISIONET