Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë sërish?

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë sërish?

Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë qëndruar larg njëri-tjetrit që nga fillimi i muajit nëntor.

Thashethemet për një ndarje kanë rrethuar çiftin e famshëm. Kjo për shkak të mugesës së prezencës së tyre në mediat sociale të njëri-tjetrit. Dhe ata nuk janë fotografuar së bashku prej disa muajsh.

Një burim tha se këngëtari dhe modelja mendojnë se qëndrimi larg njëri-tjetrit është gjëja më e mirë që mund të bëjnë për të shpëtuar marrëdhënien e tyre.

"Të dy janë fokusuar tek vetja dhe karriera e tyre. Zayn ka qenë në studio duke regjistruar muzikë të re dhe duke punuar për albumin e ri. Ndërsa Gigi është përqëndruar tek vetvetja,"-tha burimi.

Gigi publikoi në rrjetet sociale gjatë festave fotografi të vetes, nënës Yolanda dhe motrës Bella, por asnjë foto me këngëtarin.

Herën e fundit që 23-vjeçarja dokumentoi diçka nga lidhja me Zayn ishte më 21 tetor.

Ndërsa në Instagramin e këngëtarit nuk ka asnjë foto të supermodeles dhe ai nuk e ndjek në rrjetin social.

Gigi dhe Zayn u lidhën në nëntor 2015, pak pas ndarjes së këngëtarit me të fejuarën Perrie Edwards si edhe ndarjes së modeles nga Joe Jonas.

Pas dy vitesh të lumtura, çifti konfirmoi ndarjen në mars 2018 pas disa javësh spekulime por u pajtuan në qershor.

EMISIONET