Giampaolo Ventura parashikon skuadrën anti-Juventus

Giampaolo Ventura parashikon skuadrën anti-Juventus

Ndryshe nga shumë tifozë dhe analist futbollistik, ish-trajneri i kombëtares italiane, Giampiero Ventura ka parashikuar se skuadra anti-Juventus është Napoli dhe vetëm Napoli.

"Ka pasur shumë biseda për anti-Juventusin, por është ende Napoli që mori 91 pikë,"-tha Ventura në Radio Kiss Kiss Napoli.

"Carlo Ancelotti nuk është vetëm një trajner i mirë, por një njeri inteligjent, ai nuk e hedh punën e paraardhësit të tij Maurizio Sarri, pastaj javën për javë ai do të vërë diçka të tijën. Interi ka bërë ndeshje të mëdha por, siç ndodhi me Milan vitin e kaluar, kjo nuk ju garanton rezultate. Askush nuk imagjinonte se do të merrnin një pikë nga dy ndeshje"-tha tekniku Ventura për "Radio Kiss Kiss Napoli".

Bardhezinjtë kanë fituar titullin kampion për shtatë vitet e fundit me radhë dhe kanë nevojë për të grumbulluar 95 pikë për tu shpallur kampion.

EMISIONET