E ftuar në emisionin BOOM, moderatorja me zërin pikant ka treguar arsyet se përse ajo nuk është më pjesë e ekranit të ndonjë televizioni. Sipas saj arsyeja është mosha, të cilën e ka treguar që është 40 vjeçe.

Greta Heta: Brezi i sotëm nuk mendoj se janë aq mirënjohës. Unë jam ai person që në median ku kam punuar i kam hapur rrugën jo 180 gradë, por 360 gradë derën për talentet e reja, por mendoj që duhet të kisha pak më shumë mirënjohje.

Rozana Radi: Nga mediat që je larguar ke pasur oferta?

Gerta Heta: Jo nuk është se kam shkuar unë vetë. Me thënë të drejtën të më kërkojnë...?! Oferta më e fundit erdhi nga një radio, nuk më ka ardhur nga një telvizion. Tani le ta pranojmë, mosha bën të vetën, 40 vjeç. Është një gocë tjetër më e re, më simpatike që do e zerë vendin e punës.


/Ora News.tv/