Gentian Selmani zbulon ëndrrën

Gentian Selmani zbulon ëndrrën

Gentian Selmani është kthyer në një element tepër të rëndësishëm për Laçin. Edhe pse është vetëm 20 vjeç, portieri përçon siguri dhe karakter te shokët e skuadrës. Tiparet e një lideri dhe jo më kot mban shiritin e kapitenit. Në intervistën e dhënë për "Ora News", Selmani komentoi fazën përgatitore dhe zbuloi pritshmëritë e ekipit në gjysmën e dytë të kampionatit.

"Me stërvitjen jemi duke shkuar shumë mirë. Stërvitja ka qënë korrekte. Kemi zhvilluar seanca shumë të mira. Ndeshjet miqësore na kanë ndihmuar shumë sepse ato të përgatisin edhe për vazhdimin e kampionatit. Unë shpresoj që të arrijmë në zonën Evropiane. Kemi punuar fort dhe do ta vijojmë ta bëjmë. Do i marrim ndeshjet me radhë."-tha fillimisht Selmani.

Pas performancave mjaft të mira me kurbinasit, por edhe me kombëtaren U-21, Selmani ndihet gati për hapin e madh.

"Për momentin mendoj vetëm për Laçin dhe për të dhënë maksimumin këtu. Për të ndihmuar ekipin që të arrijë objektivat dhe pastaj, merkaton tjetër nëse do të ketë diçka, është e mirë për të luajtur në një kampionat më të fortë."-zbuloi kapiteni i kurbinasve.

Lidhur me afrimet e janarit, 20 vjeçari u shpreh se drejtuesit kanë bërë një punë shumë të mirë, duke afruar lojtarë të prespektivës. Në fund kapiteni vlerësoi edhe punën e bërë nga trajneri Besnik Prenga.

"Shumica e lojtarëve këtu, trajnerin Prenga e njihnim sepse patëm një eksperiencë me të në Europa League. Ishte diçka pozitive. Ai na ndihmoi dhe ne jemi të vendosur që të dëgjojmë këshillat e tij dhe të japim maksimumin në fushën e lojës."-përfundoi ai. 

EMISIONET