Gentian Mezani është trajneri i ri i Luftëtarit. Tekniku vlonjat ka arritur akordin me klubin gjirokastrit. Në këtë post ish-tekniku i Laçit pason të shkarkuarin Milos Kostiç i cili nuk arriti të marrë asnjë pikë të vetme në katër javët e para në krye të bluzinjve.

Paraditen e të mërkurës presidenti Grigo Tavo zhvilloi një takim me sllovenin dhe arritën marrëveshjen për të ndërprerë bashkëpunimin. Kostic kishte firmosur një kontratë 3 vjeçare në Gjirokastër, ndërsa prishi marrëveshjen me konsensus, duke rënë dakord të marrë pagën edhe për 3 muajt e ardhshëm.

Luftëtari është skuadra e tretë në karrierën drejtuese të Mezanit, pas ekperiencave te Flamurtari dhe Laçi. Objektivi i Mezanit te bluzinjtë është i thjeshtë: të shmang rënien nga kategoria.

/Ora News.tv/