Gega: Nuk dimë të japim spektakël, me pak fat e mundnim Tiranën

Gega: Nuk dimë të japim spektakël, me pak fat e mundnim

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega është shprehur mjaft i kënaqur për pikën e marrë ndaj Tiranës, në derbin numër 152 të kryeqytetit. Një takim mjaft i luftuar sipas tij, ndërsa shtoi se me fatin me vete edhe mund të kishin fituar.

“Prisja më tepër nga skuadra. Derbi ka adrenalinë dhe tension. Ekipi që ka 20 pikë më pak, ka përgjegjësi më të vogël. Tirana dha maksimumin në pjesën e parë. Kurse në pjesën e dytë besoj se luajtëm mirë, por patëm probleme sepse bëmë zëvendësime të detyrueshëm. Me pak fat mund të fitonim. Kjo ndeshje ishte fije peri që mund të këputej në çdo moment. Për fat të mirë Kalari e shtyu.

"Mënyra si luajmë ne, nuk është se jep spektakël. E rëndësishme është që të marrim rezultatin. Nuk dua të kthehem te ndeshja e Laçit. Besoj se bëmë më të mirën. Fusha tregoj që kishim probleme. Kjo ishte zgjidhja më e mirë me lojtarët që kishim në formacion. Jo çdo gjë shkoi perfekte. Luajtëm me Tiranën, i pati të gjitha parametrat të na vinin në presion. Duhet të ruajmë rritmin. Zgjidhja e pjesës së dytë besoj se qe shumë e mirë. U munduam të paralizonim Ngonë dhe Hasanin. U vonuam në pasin e fundit. Humbëm topa, nuk bëmë shumë mirë në kundërsulm. Ky është futbolli, do mundohemi të nxjerrim mësime për ndeshjen kundër Kukësit."-përfundoi Gega.

EMISIONET