Gazment Bardhi tregon arsyet pse PD dhe LSI kanë çuar anëtarë në KZAZ

Gazment Bardhi tregon arsyet pse PD dhe LSI kanë çuar

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit për të dërguar anëtarë në komisionet e administrimit të zgjedhjeve.

Sipas Bardhit kjo bëhet për të dokumentuar paligjshmërin që sipas PD Rama po bën me zgjedhjet.

Ai thotë se PD dhe LSI kanë informacion se zyrtarë në KZAZ po kryejnë manipulime të rënda me procesin zgjedhor.

“Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë informacion zyrtar se në KZAZ janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor, që nis me regjistrim të paligjshëm të kandidatëve për kryetar bashkie. Për këtë arsye, për të dokumentuar dhe çmontuar këtë paligjshmëri, PD dhe LSI, mund të shfrytëzojnë ligjin, për të dërguar anëtarët që i takojnë në KZAZ për të provuar ligjërisht që Edi Rama nuk garanton zgjedhje legjitime, edhe kur nuk ka kundërshtarë përballë. Në ditët në vijim do të faktojmë të gjitha paligjshmëritë e kryera nga përfaqësuesit e Edi Ramës gjatë procesit", thuhet në reagimin e Bardhit.

EMISIONET