Ardita Dunellari, gazetare e Zërit të Amerikës e konsideron një rast mjaft unik shkarkimin nga detyra të sekretarit amerikan të Shtetit. në një lidhje në studion e lajmeve të Ora News, ajo nënvizon se vetë Reks Tillerson e ka marrë lajmin e largimit nga detyra përmes Twitterit.

Dunellari: Nga 1949 vetëm një sekretar tjetër shteti nuk ka arritur as 18 muaj të rrijë në detyrë dhe kjo ishte gjatë periudhës së Reganit. Zakonisht, sekretarët e shtetit e përmbushin 4 vjeçarin e parë.

Përplasjet duket se kanë nisur me çështjen e Iranit, por edhe për Korenë e Veriut.

Po ashtu Dunellari veçon dhe një sërë debatesh të tjera të zhvilluara më dyer të mbyllura duke sjellë rastin kur Tramp vendosi daljen traktati i klimës, por që thuhet se Tillerson ka qenë pro vazhdimit.

Një tjetër përplasje ishte dhe helmimi i Skripalit në Angli ku Tillerson tha se pas kësaj qëndron Rusia, ndërsa Trump deklaroi se nuk ka ende asgjë konkrete.


/Ora News.tv/