Një gazetar në Nikaragua është qëlluar për vdekje ndërsa ishte duke transmetuar drejtpërdrejt një protestë antiqeveritare.

Ángel Gahona po raportonte live në Facebook për dëmet në një bankë në qytetin bregdetar të Karaibeve të Bluefields, kur një plumb e goditi atë.

Siç shihet edhe në video, disa persona bërtasin të tmerruar ndërsa mundohen që t’i japin ndihmën e parë, por për fat të keq, nuk ia kanë dalë.

Më shumë se 10 persona janë vrarë gjatë protestave në ditët e fundit. 

/Ora News.tv/