Paraqitjet në 16 takimet e fundit, prej të cilave mori 15 rezultatet pozitive e kanë shndërruar përfaqësuesen e Kosovës në një skuadër mjaft të dashur për mediat e huaja.

"Sky Sport" i ka kushtuar një shkrim mjaft të gjatë kombëtares së udhëhequr nga Bernard Challandes, menjëherë pas rezultatit fantastik të arritur kundër Anglisë.

Edhe pse humbën me shifrat 5-3, gazetarit të gjigantit sportiv, Kavel Solhekol i ka bërë përshtypje loja e treguar nga lojtarët e Kosovës, teksa është shprehur se nuk mund të jenë 119 kombëtare më të mira se ‘Dardanët’.

“Ata janë sikur vëllezër që luajnë për fanellën dhe flamurin e shtetit të tyre të ri. Ata luajnë futboll ofensiv dhe punojnë pareshtur kur nuk e kanë posedimin e topit. Qëndrimi i tyre për të mos u dorëzuar i bëri tifozët anglezë nervozë në dhjetë minutat e fundit edhe pse udhëhiqnin 5 me 3.

“Vetëm 24 orë më parë po diskutonim si kualifikimet janë bërë bajate dhe rutinë për Anglinë. Dikush sigurisht harroi t’i tregonte Kosovën. Ata mund të jenë në renditje në vendin e 120-të në ranglistën e FIFA-s, por nuk ka shans që të jenë 119 kombëtare më të mira se ta. Janë në vendin e tretë në Grupin A dhe falë përfundimit në vend të parë në grupin e Ligës së Kombeve kanë të garantuar një vend në play-off për një vend në ‘Euro 2020’
”, e ka mbyllur shkrimin e tij Solhekol.

Aktualisht, Kosova pozicionohet në vendin e 120 në klasifikimin e FIFA-s, por pritet që përfaqësuesja dardane të ngjis shkallët e klasifikimit që këtë muaj, ku ka regjistruar një fitore dhe një humbje në dy takimet e muajit shtator.



/Ora News.tv/