Gazetari gjerman: E njoh mirë tregun e drogës në Shqipëri, policët e ndershëm të vetëm në këtë betejë

Gazetari gjerman: E njoh mirë tregun e drogës në Shqipëri,

Gazetari gjerman që tronditi politikën shqiptare me përgjimet e publikuara në "Bild" për dosjen "339" thotë se ka udhëtuar këtë vit në Shqipëri dhe e di se çfarë ndodh me tregun e drogës në vend.

Peter Tiede: Është vetëm pak nga e gjitha, pjesa tërësore. Jo më shumë se një shqiptar mund të shohë dhe të dëgjojë në këto momente. Unë kam udhëtuar këtë vit në Shqipëri dhe e di për tregun e marijuanës dhe jo të gjithë e dinë se çfarë po ndodh me të. Të gjithë e dinë për zonat afër Kukësit se çfarë ka ndodh atje për marijuanën dhe kanabisinin dhe mafia është pjesë integrale ose kryesore që sjell drogën drejt Europës qëndrore dhe perëndimore. Nuk besoj se është e re kjo gjë për ju, nëse shkoni në Lazarat, Fier, Vlorë. Të gjithë e dinë këtë gjë dhe të gjithë e dinë se qeveria është pjesë e mafias. Të gjithë e dinë se nuk mund të ndërtosh një hotel apoi një investim nga hici, pa ndihmën e mafias. Nuk ke nevojë për një informacion të tillë, është llogjke.

Peter Tiede në një lidhje me skype për emisionin  "360 Gradë" në RTV Ora thotë se të vetmit që po përballen me luftën kundër drogës janë policët e ndershëm.

Peter Tiede: Të vetmit që po luftojnë kundër drogës janë policët e ndershëm, por nuk besoj që drejuesit e policisë dhe kryetarët e shtetit që po luftojnë. Ndoshta kjo është mënyra se si Rama erdhi në pushtet. Një pjesë e madhe e Shqipërisë ishte e lidhur me trafikun e marijuanës dhe pas luftës lundër mafias nuk do thoja se ka një luftë të madhe kundër korrupsionit dhe trafikut. Është e kundëra e kësaj. Dhe nëse dëgjon Mnistren e Drejtësië, foli për një kanabizim të gjithë vendit dhe nuk kam pse ti them shqiptarëve se çfarë po ndodh sepse ata po e shohin. Nuk është e logjikshme pse mbrohen kriminelët, ose mafiozët sepse është shumë e thjeshtë. Ata paguajnë.

Lexo me shume: "Bild" publikon përgjimet: Ja si mafia manipulon zgjedhjet në Shqipëri


"Bomba" e Tiede në "360 Gradë": Kam ngjarje të mëdha për Shqipërinë, ajo që kam publikuar është shumë pak

EMISIONET