Gazeta maqedonase analizon ministrat shqiptarë në Qeverinë e Zaevit

Gazeta maqedonase analizon ministrat shqiptarë në Qeverinë e

Gazeta e përditshme “Nezavisen” ka analizuar ministrat shqiptarë në kabinetin e qeverisë aktuale. Ajo ka filluar me zv/kryeministrin Hazbi Lika për të cilin thotë se është një nga figurat më të njohura në kabinetin qeveritar, por nuk dihen arsyet se gjatë kohë, apo për gjashtë muaj siç shkruan nuk është paraqitur në seancat qeveritare, informon INA.

Një nga ministrat më  aktiv përmendet zv/kryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani. Por për ministrat e tjerë, gazeta shkruan se ata ndoshta janë të pranishëm në mbledhjet qeveritare, por janë pak të njohur në opinion.

Po ashtu nënvizohet rasti i Likës, ku nënvizohet se ai a është konsultuar për përgatitjen e draft-amendamenteve për emrin. Ai nuk ishte paraqitur as në ceremoninë e shpalosjes së marrëveshjes së emrit. Por merita e tij thuhet se është në shpërndarjen e administratorëve që deri tani kanë ndenjur në shtëpi të punësuar sipas Marrëveshjes së Ohrit. 

Gazeta analizon edhe ministrat e tjerë ku ndër më pak të ekspozuarit dhe më pak të njohur përmend ministrin e Pushtetit lokal, Suhejl Fazliu, për të cilin thuhet se doli në sipërfaqe me vendimin e fundit të Qeverisë për shlyerjen e një pjese të borxheve të komunave.

Sipas një ankete të fundit të Asociacionit për Tolerancë qytetare, sic nënvizon gazeta, mbi 53,4 % e qytetarëve janë shprehur se nuk e njohin ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa 40% kanë thënë për ministrin e Kulturës, Asaf Ademi. 

EMISIONET