Gazeta britanike: Trafikantët shqiptarë tallen me sistemin e dëbimit, vijnë sapo i largojmë

Gazeta britanike: Trafikantët shqiptarë tallen me sistemin e

Zotërinjtë e drogës nga Shqipëria po tallen me sistemin tonë të dëbimit duke u rikthyer në vend për të kryer më shumë krime. Çdokush i dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar është vendosur në një listë mbikëqyrëse dhe është ndaluar të ri-hyjnë në vend-kështu nis një artikull i gazetës britanike, "Express".

Gazeta shkruan se gjatë një investigimi i zbuluan disa raste kur kriminelët shqiptarë të deportuar, përfshirë shitësit e drogës, janë rishfaqur në Mbretërinë e Bashkuar, ndonjëherë brenda vitit kur janë dëbuar.

Gazeta sjell rastin e Aleks Dautit, 31 vjeç, kreu i një rrjeti të kontrabandimit të qindra emigrantëve të paligjshëm në Britani të Madhe. Ai u ekstradua të premten në Belgjikë, ku është dënuar me 10 vite burg në mungesë dhjetorin e shkuar.

Banda e Dautit përdori shoferët e korruptuar të kamionëve për të kontrabanduar burra, gra dhe fëmijë në Britani të Madhe, ndonjëherë duke përdorur kamionë frigoriferikë.

Ndërkohë, javën e shkuar policia në Blackpool tha se dy shqiptarë u përballën me dëbim dhe një tjetër është në arrati, pas bastisën një fabrikë kanabisi në qytet.

Një tjetër burrë, Esmerald Çuni, 25 vjeç, u dënua për përdorimin e dokumenteve të rreme greke të identitetit në gjykatën Hull Crown në nëntor.

Ai u gjet në posedim të drogës dhe shenjat e gishtërinjve, zbuluan identitetin e vërtetë të tij.

Çuni u zbulua për herë të parë ilegalisht në Britani të Madhe në 2015 dhe u deportua por u rikthye në Britani dhe u burgos për një vit për posedim të dokumenteve ilegale.

Deputeti i Tory Philip Hollobone tha: "Kontrollet e tanishme kufitare janë dukshëm joadekuate për parandalimin e krimit shqiptar në rrugët tona. Ndërsa masat janë marrë, ato nuk janë efektive".

Një video e postuar në një faqe në Facebook tregon një të ri, ndoshta një adoleshent, duke u fshehur në një kamion të destinuar për në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas gazetës, një pjesë e madhe e atyre që kthehen në Britani të Madhe janë pjesë e mafies shqiptare të drogës, për të cilët Agjencia Kombëtare e Krimit ka paralajmëruar se është duke marrë kontrollin e tregtisë së kokainës, për shkak të lidhjeve të tyre të drejtpërdrejta me kartelet kolumbiane.

Sipas "Ekspress", një tregtar shqiptar i drogës u deportua tri herë, por arriti të hynte për herë të katërt kur u gjet me 1 kg kokainë me vlerë 26,000 paund dhe 14,000 paund cash në shtëpinë e tij në Northamptonshire.

Baksim Bushati, 42 vjeç, u deportua tri herë ndërmjet viteve 2005 dhe 2013 për dokumente të rreme.

Ai u burgos me 7 vite burg për drogë në vitin 2014 si dhe do të dëbohet përsëri pas kryerjes së dënimit.

Clirim Malecaj, 32 vjeç, u burgos për gjashtë vjet në vitin 2015 si pjesë e një bande prej 20 shqiptarësh që "përmbytën" Mançesterin me kokainë.

Në Gjykatë u tha se ai ishte burgosur më parë për një vepër të ngjashme dhe u deportua, por u kthye për të vazhduar aktivitetin.

/S.Lleshi/


EMISIONET