Gaza, raketa izraelite qëllon motorin me dy persona

Gaza, raketa izraelite qëllon motorin me dy persona

Dy burra që po udhëtonin me një motor u vranë nga një raketë e hedhur nga avionët luftarakë izraelitë në Rripin e Gazës të martën, njoftuan mediat palestineze.

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza konfirmoi se dy trupa mbërritën në spital, duke mos ofruar detaje shtesë, raporton Jerusalem Post.

Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) mohoi kryerjen e ndonjë sulmi të tillë.

"Në kundërshtim me raportet palestineze ... IDF (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit) nuk sulmoi në Rripin Verior të Gazës", tha IDF në një deklaratë, duke mohuar çdo përfshirje, cituar nga Reuters.

Dëshmitarët okularë identifikuan meshkujt si anëtarë të grupit militant Islamik Xhihad, raporton Reuters. Incidenti i pretenduar ndodhi pranë Beit Lahiya.

Tensionet përgjatë kufirit Izrael-Gaza janë të larta pas një jave zjarri raketash dhe përleshjet mes forcave izraelite të sigurisë dhe palestinezëve pas vendimit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

Ushtria izraelite kreu një numër sulmesh hakmarrëse kundër qëndrimeve të supozuara të Hamasit gjatë natës pas një serie sulmesh me raketa.



EMISIONET