Gattuso në "rrezik", Milan gjen trajnerin e ri

Gattuso në "rrezik", Milan gjen trajnerin e ri

Leonardo ka konfirmuar dje se klubi do të vazhdojë të punoj me Gattuson dhe se ai do të jetë trajneri Milanit. Megjithtë, mediat italiane shkruajnë se në rikthimin nga turneu amerikan, Rino mund t’i jap lamtumirën kuqezinjve dhe vendin e tij ta zërë ish-tekniku i Chelsea, Conte.

Aktualisht Conte, si shkruan “Tuttosport”, është me pushime në Lampedusa dhe po vlerëson “pro” dhe “kundra” për këtë propozim që ka marrë.

Synimi i Leonardo është t’i tregojë atij programet e reja të klubit kuqezi dhe të shohë më pas disponiblitetin e tij. Gattuso, aktualisht në SHBA, vazhdon të jetë i shqetësuar, pavarësisht nga kënaqësia që pati kur e foli me presidentin e ri Paolo Scaroni.

Sigurisht që nuk ka shumë kohë sepse më 18 gusht nis Serie A dhe ndeshja e parë e Milan do të jetë në “San Siro” kundër Genoa.

EMISIONET