Shqiptarët e Gjermanisë distancohen nga mashtrimi i Loredanës, fushatë për të kompensuar "viktimat"

Reperja 23-vjeçare Loredana Zefi u arrestua dje për mashtrimin rreth 700 mijë franga në vitin 2016. Ajo me vëllain e saj të madh, Beratin i vodhën para një cifti, shkruan Bild.

Cifti i martuar Petra dhe Hans janë në borxhe shumë të mëdha. Sipas bashkëshortit, ditët e fundit, vetëm ilacet mjekësore i kanë dhënë fuqi Petras.

"Loredana dhe vëllai i saj Berat kanë marrë cdo gjë prej nesh. Paratë tona, të ardhmen tonë. Thuajse cdo gjë për të cilën kemi punuar na i kanë marrë", tha Petra për '20minuten'.

Pas kësaj, të gjithë lexuesit e të përditshmes zvicerane duan të dhurojnë para për ciftin.

Nisma nisi nga blogerja gjermano-shqiptare, Fatjone Krasniqi tha: "Së bashku me disa blogerë të tjerë shqiptarë, ne kemi vendosur të fillojmë një fushatë donacioni për Petrën." 

Ajo shtoi se shumë shqiptarë u distancuan nga mashtrimi i Loredanës. "Nga ky lajm, shqiptarët kanë treguar shumë racizëm në komente", tha studentja 23-vjeçare. 

Ndërsa një cift nga Luzerni tha: "Ne duam të ndihmojmë ciftin që të mos përfundojnë në rrugë. Ne nuk duam të shohim në anën tjetër, të ndërrojmë faqe dhe të harrojmë".

Mendohet se do hapet një platformë ku cdo njeri që dëshiron të dhurojë para për ciftin, mund ti kalojë aty. 

Paratë çifti i kishte huazuar nëpërmjet të afërmve, miqve dhe të njohurve. Në shkurt të vitit 2018, kamerierja Petra zbuloi rastësisht në gazetë se gruaja që kishte takuar si avokate “Anna Landmann” ishte në të vërtetë një repere me emrin Loredana Zefi!

EMISIONET