Gati SPAK dhe Byroja, qeveria refuzon fondin, jep vetëm 500 milion lek

Gati SPAK dhe Byroja, qeveria refuzon fondin, jep vetëm 500 milion lek

Në vitin 2019 do të nisin hetimet për korrupsion në nivelet më të larta të shtetit.

Të paktën ky është afati i parashikuar për nisjen e funksionimit të Byrosë së Hetimit dhe SPAK.

Në buxhetin e vitit 2019 është parashikuar një fond prej 500 milionë lekësh ku përfshihen dhe KLGJ e KLP.

Po ashtu në total për të gjithë institucionet e drejtësisë fondi shkon në 2.55 miliardë lekë.  

Megjithatë drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë që kanë nisur të funksionojnë, nuk janë të kënaqur.

Në draftin që do të kalojë për votim në qeveri thuhet se institucionet kanë kërkuar 2 miliardë lekë shtesë.

Shuma kërkohet për shtim të personelit me 419 punonjës, kryesisht staf mbështetetës.

Po ashtu 500 milionë lekë janë kërkuar dhe për realizimin e vettingut në policinë e shtetit.

Sa i përket magjistratëve të rinj kosto shkon në 1 miliardë lekë.

Për ti hapur rrugën diskutimit të projektit për vitin e ardhshëm parlamenti ka miratuar tashmë buxhetin faktik për vitin 2017.

Më parë KLSH akuzoi se nuk ishte treguar realiteti përsa i përket shpenzimeve por Ministri i Financave ka prezantuar realizimet për këtë vit.

Ahmetaj: 2017 ishte viti i parë elektoral parlamentar që shënoi uljen e borxhit publik, ulje të defiçitit dhe balancë primare pozitive.

Buxheti faktik 2017 u miratua në parlament vetëm me votat e mazhorancës.


EMISIONET