Ylli i popit Shakira do të akuzohet zyrtarisht nga prokurorët e shtetit spanjoll për evazion fiskas.

Padia për mashtrim tatimor prej miliona dollarësh do të dorëzohet në ditët e ardhshme.

Kolumbianja duhet të mbrojë veten ndaj akuzave se ka shmangur detyrimet ndaj shtetit spanjoll me gati 15 milionë euro për 3 vite.

Prokurorët e shtetit nisën hetimet vitin e kaluar dhe zbuluan se 41-vjeçarja mashtroi me 14.5 milione dollarë midis viteve 2012-2014.

Shakira, e cila ka jetuar në Bahamas, është regjistruar si banore e Spanjës në vitin 2015.

Dhe prokurorët pretendojnë se këngëtarja jetoi në Bahamas për të shamngur me qëllim detyrimet tatimore, pas fillimit të një marrëdhënie me yllin e Barcelonës Gerard Pique në vitin 2011 dhe më pas u zhvendos në kryeqytetin katalanas.

Ligji spanjoll thotë se, njerëzit që kalojnë më shumë se 183 ditë të vitit në Spanjë duhet t’i paguajnë shtetit spanjoll taksë mbi të ardhurat e tyre, edhe kur i fitojnë ato jashtë shtetit.

Por, Shakira këmbëngul se nuk i ka shkelur rregullat, duke thënë se ka ndjekur me rigorozitet udhëzimet e këshilltarëve të saj financiarë.

Avokatët e saj ndërkohë janë duke u marrë me përpilimin e mbrojtjes, kur Shakira të paraqitet së shpejti në sallën e gjyqit.

/Ora News.tv/