Blogerja e njohur, Armina Mevlani ka disa kohë që shijon romancën me djalin e ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha.

Ajo ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe duke u marrë me javën e modës, ndërsa jeta private nuk është komentuar shumë.

E ftuar në intervistë tek ‘Rudina’, ajo tregoi se dasma e saj është afër duke mos përcaktuar një datë, megjithëse kanë nisur përgatitjet.

 “Dasma është afër, kemi filluar te hedhim idetë e parë sesi e duam të bëhet, pamë si e duam vendin dhe gjithçka tjetër.  Personalisht do doja që edhe fustanin të kisha në një firmë të caktuar që edhe kjo të jetë pjesë e bashkëpunimeve të mia. Ne nuk kemi bërë një festë për fejesën por një darkë mes prindërve, nuk kemi dashur të jemi tradicionale.

 Nuk kemi dashur të bëjmë një organizim të madh, por njerëzit kanë nisur të na thonë përse se bëni dhe mund ta bëjmë para martese. Për dasëm nuk kemi planifikuar, nuk e kemi vendosur tamam pasi vendosja tamam kërkon organizim të shpejt, megjithatë unë jam në kontakt me firmat sa i përket organizimit”, u shpreh Armina.

/Ora News.tv/