Gati 9 mln italiane janë ngacmuar seksualisht në jetën e tyre dhe mbi 3 mln meshkuj

Gati 9 mln italiane janë ngacmuar seksualisht në jetën e tyre dhe

Janë 8 milionë e 816 mijë femra italiane të moshës nga 14 në 65 vjeç që gjatë jetës së tyre kanë pësuar të paktën një herë një ngacmim seksual në forma të ndryshme; verbale, fizike, në telefonata të turpshme, ngacmime në rrjete sociale, eksibicionizëm etj.

Instituti Italian i Statistikave sapo ka publikuar raportin mbi "Ngacmimet e shantazhet seksuale në vendin e punës", ku sipas të dhënave 43.6 % e numrit të përgjithshëm të femrave italiane të moshës nga 14-65 vjeç, në jetën e tyre kanë qënë viktima të ngacmimeve seksuale.

Vetëm gjatë 3 viteve të fundit, sipas ISTAT, janë 3 milionë e 318 mijë femra italiane që janë ngacmuar seksualisht në vendin e punës.

Forma më e përhapur e ngacmimeve seksuale është ajo verbale në mbi 24 % të rasteve, ngacmimi fizik në 15.9 % dhe ngacmimet seksuale në rrjetet sociale në rreth 6.8 %.

Shumica e ngacmimeve seksuale në vendin e punës është në formën e shantazheve seksuale për t'u punësuar, për të ruajtur vendin e punës apo për t'u ngritur në detyrë.

Numri më i madh i femrave italiane që kanë pësuar ngacmime seksuale në punë janë me pozicion nëpunëse apo të punësuara në sektorin e tregtisë dhe të shërbimeve.

Sipas të dhënave të ISTAT për herë të parë janë verifikuar ngacmime seksuale në dëm të meshkujve.

Statistikat flasin se janë rreth 3 milionë e 754 mijë meshkuj që gjatë jetës së tyre janë ngacmuar apo shantazhuar seksualisht.

85.4 % e tyre janë ngacmuar apo shantazhuar seksualisht po nga meshkujt.

Statistikat e ISTAT flasin se në Itali mbi 2 milionë minorenë, pra persona nën moshën 18 vjeç kanë mbetur viktimë e ngacmimeve seksuale; 1 milionë e 567 mijë janë femra dhe 435 mijë meshkuj.

 

EMISIONET