Gashi është shqiptari me famë botërore, i cili e do origjinën e tij dhe e ka treguar shpesh herë. Sot, ai i tregoi ndjekësve se ka bërë një akt patriotik duke shkruajtur në trup fjalën "Kosovo".

Pjesa më e madhe e fansave e pëlqeu tatuazhin që bëri në pjesën e barkut, por kishte edhe kritika.

Një ndjekës i shkruajti Gashit përse nuk e ka shkruajtur "Kosova" sic e njohin të gjithë shqiptarët, por ende nuk ka një reagim nga reperi.

/Ora News.tv/