Në ditën e fundit të dorëzimit të dokumentacioneve dhe kandidimeve, listës së kandidaturave për postin e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit i është shtuar dhe ai i Shpëtim Hala.

Hala ka qenë gjyqtar në kategoritë inferiore në Itali. Kjo është hera e dytë që Hala tenton të jetë afër futbollit, pasi tentoi të jetë vëzhgues pranë Federatës Shqiptare të Futbollit por nuk u pranua.

Në një bisedë që "Ora News" zhvilloi, Hala theksoi se Federata është duke punuar mirë, por ka akoma punë për të bërë.

Pse vendoset të kandidosh?

Sepse mendoj që mund të jap diçka më shumë në drejtimin e Federatës. 

Çfarë mund të japësh më shumë? Ku po çalon Federata aktuale?

Mendoj se kam një ide dhe platformë të qartë. Mendoj se është punuar mirë por ka akoma punë për të bërë, sepse federata duhet të përqaset me futbollin duke krijuar më shumë mundësi për ata të rinj që aspirojnë futbollin.

Si do i krijoni mundësitë? Nga ku do të fillohet kultivimi i talentëve të rinj?

Normalisht nga krijimi i ekipeve të lagjes, fshatrave. Ka shumë të rinj që duan të luajnë futboll po nuk kanë mundësi. Unë di t'ua krijoj këtë mundësi nëpërmjet shumë programeve.

Ndonjë program konkret?

Nuk kam pasur mundësinë si Duka dhe Fino. Në ditët e ardhshme do të shpalos platformën time.

Pse vendoset të zyrtarizonit kandidaturën ditën e fundit? A mendoni se keni kohë për të shpalosur platformën tënde?

Ishte një surprizë që askush nuk e priste. Absolutisht që po.

Rivali më i fortë. Duka apo Fino?

Mendoj se unë jam i duhuri.


Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së do të mbahen me 7 shkurt, ndërsa gara për postin e kreut të ri të futbollit shqiptar zhvillohet mes kryetarit aktual Armand Duka, deputetit socialist Bashkim Fino dhe Shpëtim Hala.



/Ora News.tv/