Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ftuar në studion e "Tonight" nga Ilva Tare, nuk i ka shpëtuar dhe pyetjeve rreth garës për kreu e FSHF-së.

I pyetur rreth preferencës së tij në krye të FSHF-së , Rama është shprehur:

"Nuk kam absolutisht asnjë lloj emocioni vetjak dhe si kryeministër nuk kam asnjë lloj detyrimi të merrem me këtë proces

"Unë nuk jam ndjekës i kampionatit shqiptar, por veç kombëtares së Shqipërisë. Jam krejtësisht pa emocione në këtë proces. Sigurisht që Federata është e rëndësishme për shkak se është mekanizimi institucional që krijon sistemin dhe bën të mundur furnizimin e kombëtares. Unë nuk votoj.

"Vëllai është 5 vjet më i vogël se unë dhe nuk është i ri. Është në të drejtën e vet, ka marrë drejtim në një fushë që unë nuk shkoj ndonjëherë. Unë shumë rrallë shkoj në ndeshjet e kampionatit kombëtar dhe mezi pres të iki."-përfundoi Rama.

Në garë për kreun e Federatës Shqiptare të futbollit janë presidenti aktual Armand Duka dhe deputeti socialist Bashkim Fino, me zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 shkurt.



/Ora News.tv/