"Gangsteri" gjerman i dënuar me 20 vite burg arrestohet në Kosovë

"Gangsteri" gjerman i dënuar me 20 vite burg arrestohet në

Një shtetas gjerman i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL-i, është arrestuar nga policia në Prishtinë.

Qadir Ali Kahn, është dënuar me 20 vite burgim për trafik droge.

Ali Kan është arrestuar në orën 1 pas mesnate nga njësia “Fast”, që shërben për kërkimin e të arratisurve.

 “Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritetet gjermane. Çështjet tjera siç është ekstradimi i tij, janë përgjegjësi e Ministri së Drejtësisë”, thotë Bajram Krasniqi, nga Policia e Kosovës.

EMISIONET