Ka një galaktikë që sulmon drejt Rrugës sonë të Qumështit që mund të zhdukë jetën në Tokë

Një galaktikë e afërt do të përplaset në Rrugën e Qumështit dhe "ngjarja katastrofike" mund të godasë sistemin tonë diellor, sipas llogaritjeve befasuese shkencore.

Astrofizikantët në Universitetin e Durhamit zhvilluan një simulim kompjuterik të Large Magellanic Cloud (LMC), një galaktikë satelitore që orbiton në Rrugën e Qumështit.

Ajo që ata gjetën ishte e habitshme. Rezulton se LMC-ja mund të zhvendoset drejt galaktikës tonë.

Edhe pse galaktika është 63.000 vjet dritë nga Rruga e Qumështit dhe aktualisht po ecën larg "nesh" me një shkallë prej 250 milje për sekondë, ajo mund të ngadalësohet përfundimisht dhe të kthehet drejt galaktikës sonë.

/Ora News.tv/