Një telefonatë midis kreut të SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau përveç me tension, është shoqëruar edhe me një gafë.

Kreu i qeverisë kanadeze ka kritikuar vendimin e Trump për tarifat tregtare duke i konsideruar të padrejta dhe i quajti ato një turp. Por, Trump i është përgjigjur atij me një betejë më shumë se 200 vjeçare kundër fqinjit verior.

Gjatë një thirrje telefonike muajin e kaluar për të diskutuar mbi tarifat e çelikut dhe aluminit, kryeministri i Kanadasë, Trudeau, thuhet se pyeti se si Trump mund të justifikonte detyrimet e reja në baza të sigurisë kombëtare.

Sipas përgjigjes cituar nga CNN,  Trump tha: "A nuk e dogjët ju Shtëpinë e Bardhë?" Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment dhe zyrtarët kanadezë refuzuan të komentonin për rastin.

Shtëpia e Bardhë ishte djegur nga trupat britanike në vitin 1814 si pjesë e një pushtimi të dështuar të Atlantikut të mesëm, më shumë se 50 vjet përpara nënshkrimit të konfederatës së Kanadasë që hapi rrugën për themelimin e Kanadasë moderne.

Megjithëse britanikët morën me sukses Uashingtonin dhe djegën pjesën më të madhe të qytetit, ata nuk arritën qëllimin e tyre kryesor për të marrë Baltimoren.

Kanadaja ishte një fushë beteje e madhe gjatë konfliktit - i njohur si lufta e vitit 1812.

Komentet e Trump vijnë në një kohë të tensioneve në rritje midis SHBA dhe Kanadasë, pak përpara se presidenti amerikan njoftoi në mënyrë të njëanshme rritjen e tarifave pa miratimin e Kongresit, duke përmendur nevojat e sigurisë kombëtare.

Kufiri mes SHBA dhe Kanadasë është demilitarizuar për dy shekuj.

Arsyetimi i Trump për detyrat e reja ka provokuar zemërim tek kanadezët.

/Ora News.tv/