Spikeri i lajmeve, Drini Zeqo ka rrëfyer në ‘Mos i Fol Shoferit’ nga Rudina Dembacaj një nga gafat që ka bërë gjatë transmetimit direkt në televizion.

Ishte një ndër ato momentet kur përpiqej të shpëtonte kolegen, por e pësoi duke shpërthyer në të qeshura.

“Kemi patur disa episode të frikshme. Kam pas dhënë lajmet për 3 vite në Abc me kolegen, gazetaren shumë të dashur, Juli Xhokaxhi dhe jepnim lajmet dyshe të darkës. Nga ora 10 deri në 12 të natës, dy orë pak të vona që përgjithësisht bie pak ritmi dhe nuk je energjik për dy orë rresht.  Diku në Çekosllovaki kishte ndodhur një tërmet, kishin vdekur nja 12-13 vetë dhe Juli ngatërrohet dhe thotë Çeko sllok llok. Unë e kisha rradhën të flisja pas Julit po në plan ishim të dy, dukeshim të dy në ekran dhe na kap e qeshura. Unë po flisja ndërsa Juli bën atë momentin hmm (tenton të mbajë të qeshurën). Aq mjafton dhe ia futëm një të qeshur,” – tha Drini.

Pas kësaj, moderatori shtoi se e sajuan disi edicionin e lajmeve, edhe pse të qeshurat nuk mund të ndalonin, por shpëtuan pa marrë gjoba.

/oranews.tv/

/Ora News.tv/