Matthijs de Ligt do të largohet nga Ajax këtë verë. Gjithsesi, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt, me Barcelonën që duket se është destinacioni më i mundshëm.

Aktualisht, holandezi ka hedhur poshtë një ofertë prej 70 milionë eurosh nga Manchester United. Sipas mediave angleze, "Djajtë e kuq" i ofruan De Ligt një kontratë pesëvjeçare për 15 milionë euro në sezon, por 19-vjeçari nuk u tundua nga kjo ide.

Ndërkohë, siç raportohet nga "RAI Sport", drejtori sportiv i Ajax, Marc Overmars ka bërë një gafë mjaft të madhe. Teksa po bisedonte me homologun e tij te Juventus, Fabio Paratici, Overmars ka zbuluar edhe të ardhmen e mbrojtësit të talentuar.

Ai mësohet se i ka thënë Juventusit se klubi holandez është afër arritjes së një marrëveshjeje me Barcelonën.

Qëllimi i De Ligt është të transferohet në Barcelonë, të cilët kanë ofruar 80 milionë euro. Barcelona ka nënshkruar tashmë me shokun e tij, Frenkie de Jong dhe e vetmja pengesë që klubi mund t'i duhet të kapërcejë është arritja e një marrëveshjeje me agjentin e lojtarit Mino Raiola.

/Ora News.tv/