Gabimi i Dolce & Gabbanas mund t'i kushtojë shtëpisë së madhe të modës

Dolce & Gabbana duhet 'të pastrojë rrëmujën' që ka bërë në Kinë ose do lihet jashtë një prej tregjeve më të mëdha lukoze në botë.

Gjatë ditëve të fundit, linja italiane e modës po përpiqet të menaxhojë një krizë të shkaktuar nga një reklamë që kritikët e quajtën "raciste".

Gjithashtu edhe nga disa komente raciste që thuhet të jenë dërguar nga llogaria personale e bashkëthemeluesit markës, Stefano Gabbana. Stilisti italian ka mohuar shkrimin e mesazheve.

Reagimet kanë qenë të ashpra dhe të shpejta. Yjet e famshëm në Kinë dhe përdoruesit e mediave sociale kanë bërë thirrje për një bojkot të markës.

Tregjet online në Kinë nxorrën nga shitja artikujt e D & G.

Firma anuloi një shfaqje të modës në Shangai pas publikimit të reklamës, ku shfaqet një modele aziatik që përpiqet të hajë ushqimin italian me shkopinj.

"Kjo është një krizë e madhe për markën,"-tha Tulin Erdem, profesor i marketingut në shkollën e biznesit Stern NYU.

Largimi i blerësve kinezë nga markat luksoze është një fatkeqësi e madhe, që do ti shkaktonte shumë humbje atyre.

Pronari i Gucci dhe Alexander McQueen, tha se shitjet në Kinë u rritën me 30% në gjysmën e parë të 2018.

Shtëpia e modës franceze Hermes ka kredituar shitjet në vend për fitime rekord gjatë së njëjtës periudhë.

Por D & G është një kompani private që nuk i ndan shifrat e shitjes me publikun.

Në përgjithësi, konsumatorët kinezë shpenzojnë mbi 7 miliard dollarë çdo vit për mallrat luksoze, sipas McKinsey. Kjo është pothuajse një e treta e tregut global.

Dhe Dolce & Gabbana mund të ketë vlerësuar sfilatën në Shangait si një mënyrë për të fituar konsumatorë.

Kompania promovoi eventin e anuluar me hashtag-et #DGLovesChina dhe #DGTheGreatShoë në llogaritë e saj të mediave sociale.

Bashkë-themeluesit Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana thanë: "Ëndrra jonë ishte të sillnim në Shanghai një ngjarje kushtuar Kinës që tregon historinë dhe vizionin tonë. Nuk ishte thjesht një shfaqje modeste, por diçka që ne krijuam sidomos me dashuri dhe pasion për Kinën."

Tani, D & G duhet të mendohet se si të fitojë përsëri konsumatorët kinezë, ndryshe do ishte një humbje gjigande për firmën.

EMISIONET