Gabim trashanik në kryeqytetin francez, himni i Shqipërisë ngatërrohet me të Andorës

Gabim trashanik në kryeqytetin francez, himni i Shqipërisë

Ka nisur me një gabim trashanik takimi i "Stade de France" mes Francës dhe Shqipërisë.

Në momentin e ekzekutimit të himneve, organizatorët kanë bërë një gabim, teksa në vend të himnit shqiptar ka nisur të ekzekutohet himni i Andorës.

Skuadra e kombëtares nuk pranoi të niste lojën pa u ekzekutuar himni. Pas disa minutash organizatorët vendosën himnin shqiptar dhe kërkuan falje për incidentin.

Takimi është i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020.

EMISIONET