Sulmuesi Gabriel Barbosa nuk ka vendosur ende për të ardhmen.

21 vjeçari brazilian, i njohur nga sportdashësit thjeshtë si "Gabigol" aktualisht është i huazuar nga Interi te Santos në Brazil, por e ardhmja e tij mbetet ende në pikëpyetje.

Së fundmi, mediat në Brazil raportojnë se Gabigol ka refuzuar një ofertë të Flamengos. "Esporte 24 horas" shkruan se Gabigol dëshiron të presë deri në fund të sezonit për të vlerësuar edhe ofertat tjera, para se të vendosë se cilës skuadër dëshiron t’i bashkohet.

Lojtari që është në pronësi të Interit, po kërkohet edhe në Premier League, nga skuadra e West Ham.

/Ora News.tv/