Gabigol në shitje, Flamengo nis negociatat

Gabigol në shitje, Flamengo nis negociatat

Flamengo po mendon seriozisht për Gabriel Barbosa.

Sulmuesi u takua në një kafene në Barra de Tijuca, lagjen elegante të Rio de Janeiro, me Marcos Braz, nënkryetar i seksionit të futbollit të klubit kuqezi.

Sulmuesi, i cili ishte në Rio për një ndeshje bamirësie në Maracana dha gatishmërinë e tij për tu transferuar atje edhe pse gjithçka varet nga Interi, që dëshiron ta shesë lojtarin  në një tjetër klub evropian. Interes për të ka shfaqur West Ham.

Kartoni i Gabigol zotërohet nga Inter, me 22 vjeçarin që te zikaltërit ka luajtur 9 takime duke shënuar 1 gol, ndërkohë që aktualisht aktivizohet te Santos, ku ka realizuar 18 gola në 35 takime.




EMISIONET