Është hera e parë që reperi flet për jetën private. G Bani ka disa vite që jeton në vende të ndryshme të Europës dhe për momentin po qëndron në Suedi.

Ai ndihet i lumtur në krahët e një vajze suedeze, por sërish komunikimi mbetet baza. Reperi nuk e ka gjetur atë që kanë shqiptaret tek suedezja.

“Ajo mund të jetë ëngjëll, por nuk të kupton. Kur inatosem për diçka, gjë që është normale, asaj i duket habi. Troç, si të kupton shqiptarja, s’ka suedeze që të kupton”, tha G Bani në një intervistë për “Ftesë në 5”.

/Ora News.tv/