Fytyra e Donald Trump do të jetë në monedhën izraelite për 70-vjetorin e Pavarësisë. Aty përshkruhet presidenti i ShBA, së bashku me mbretin biblik Cyrus, i cili lejoi hebrenjtë të ktheheshin në Jeruzalem para 2.500 vjetëesh.

“Monedha, që nuk do përdoret për të blerë është dhe shenjë mirënjohjeje për vendimin e Trump për të lëvizur ambasadën amerikane në Jeruzalem”, njoftoi KOBI.

Organizata joifitimprurëse ‘Qendra Arsimore e Mikdashi’ ka krijuar 1 mijë monedha të tilla. Version standard, i bërë nga kallaji me plumb dhe i kromuar me argjend do shitet për 36 paund. Ekziston një sasi e kufizuar monedhash ari, që do shiten për 52 paund.

/Ora News.tv/