Reperi i njohur Eminem është shprehur se nuk e ka problem edhe nëse humbet gjysmën e fansave të tij për shkak të Trump.

Rapperi i Detroit ka qenë i zëshëm në kritikat e tij për Trump në muajt e fundit, duke thënë se ai nuk interesohet për Amerikën dhe se i ka zhgënjyer mbështetësit e tij.

Tetorin e vitit të kaluar Eminem goditi presidentin amerikan me një këngë rep duke u thënë fansave që të zgjidhnin nëse ishin me Trump apo me të. Gjatë një interviste për Billboard tha se nuk i intereson edhe nëse ka humbur gjysmën e fansave, pasi ka ngritur një kauzë për të cilën ka pasur të drejtë.

“Në fund të ditës, edhe nëse do të humbisja gjysmën e bazës së fansave atëherë le të jetë kështu, sepse une ndjej se kam ngritur një gjë për të cilën kam pasur të drejtë dhe jam në anën e drejtë të saj.”

/Ora News.tv/