Kombëtarja shqiptare e futbollit në futsal (futbolli i sallave), e drejtuar nga trajneri Erind Resuli, është mundur në ndeshjen e parë miqësore të zhvilluar sonte në orën 18:00 në Arad të Rumanisë në kuadër të dy ndeshjeve miqësore.

Kombëtarja është mundur me rezultatin 3-1, ku kuqezinjtë golin e vetëm e shënuan me anë të sulmuesit Rej Karaj i cili shënoi në minutën e 21-të, sapo filloi pjesa e dytë e ndeshjes. Ndeshjen e dytë miqësore, përfaqësuesja jonë, do ta zhvillojë nesër në orën 18:00 në Arad, Rumani./ATA/

/Ora News.tv/