Me Francën dhe Kroacinë që po luajnë finalen "e jetës" një grup tifozësh të pranishëm në "Luzhniki Stadium" kanë tentuar të bëhen pjesë e kësaj feste. Kur po kronometrohej minuta e 52-të, disa persona të ngjashëm me një grup muzikor u futën në fushën e lojës. Nuk dihet se kush ishin arsyet e këtij veprimi, me stjuardët që neutralizuan lëvizjet e tyre shumë shpejt.

Pas ngjarjes, grupi i aktivisteve ruse "Pussy Riot" ka marrë përgjegjësinë e kësaj ngjarjeje që ndërpreu finalen e Kupës së Botës midis Francës dhe Kroacisë në Moskë.

Tre gra dhe një burrë të veshur me uniforma të policisë ruse u arrestuan shpejt dhe u tërhoqën nga fusha nga kujdestarët, dhe loja rifillua brenda një gjysmë minutë.

Minuta më vonë, llogaria në "Twitter" e grupit tha se ata kishin orkestruar protestën, për të mbështetur regjisorin ukrainas Oleg Sentsov, i cili u burgos në Rusi më 2014, me akuza për komplotimin e akteve terroriste në Krime, pas shkëputjes së saj nga Ukraina.

"Pussy Riot" fitoi famë pas kryerjes së një proteste anti-Vladimir Putin në Katedralen Kristiane të Shpëtimtarit të Moskës në vitin 2012. Dy nga anëtarët e saj kanë një të kaluar si të burgosur, por që atëherë janë liruar dhe kanë vazhduar aktivizmin e tyre brenda dhe jashtë vendit.







/Ora News.tv/