Një prej yjeve të futbollit në Australi ka hedhur topin në fytyrën e një futbollisteje gjatë një ndeshje me rivalitet mjaft të madh.

Ellie Carpenter po luante për skuadrën Matildas dhe me shpresën që ti jepte shoqeve të skuadrës një top të mirë për të shënuar gol përfundoi në një zonë të papritur. Pikërisht në fytyrën e lojtares kundërshtare.

Incidenti u filmua dhe tregon Carpenter që godet me gjithë forcë topin që hodhi në tokë Crystal Dunn.

Pasi mori goditjen, 18-vjeçarja ra në tokë dhe filloi të kishte gjakrrjedhje nga hunda. Mjekët u afruan me urgjencë për ti dhënë ndihmën e parë dhe fatmirësisht nuk kishte humbur ndjenjat, ndonëse goditja ishte e madhe.

/Ora News.tv/