Futbollisti rus shfryn hundët me kartëmonedha, "masakrohet" në internet

Futbollisti rus shfryn hundët me kartëmonedha, "masakrohet"

Një futbollist rus postoi në internet një video ku shihet se si shfryn hundët me një kartëmonedhë prej 5000 rublash, që i bie rreth 86 dollarë.

“Mund t’ia jap këtë kartëmonedhë njerëzve që kanë shumë nevojë për të, por nuk do e bëj këtë sepse kam qurra”, dëgjohet të thotë Stanislav Manayev përpara se të vazhdojë shfryrjen e hundëve.

19-vjeçari e fshiu më pas videon e postuar në Instagram, por klipi qarkulloi nëpër forume dhe tashmë mund të shihet në Youtube.

Futbollisti rus u kritikua nga shumë përdorues të internetit për gjestin e bërë. Por ajo që ra në sy ishte dhe kritika e ministrit rus të Sporteve.

“Nuk ka dyshim që videoja tregon nivelin e ulët kulturor të këtij futbollisti. Jam i sigurtë që do t’i shërbejë si mësim”, deklaroi Pavel Kolobkov.

EMISIONET