Futbollisti i kombëtares i jep fund beqarisë

Taulant Xhaka është fejuar me partnerën e tij Arbnora Nuredinin, me të cilen e bëri lidhjen publike para 6 muajsh.

Mesfushori shqiptar i Baselit është duke ndjekur hapat e të vëllait, Granit Xhaka, i cili para pak muajsh kurorëzoi lidhjen e tij me  Leonita Lekajn.

Në llogarinë e tij në Instagram, Taulanti ka publikuar një fotografi nga ceremonia e fejesës, ku shfaqej çifti duke prerë tortën dhe që të dy dukeshin shumë elegantë dhe padyshim të lumtur.

Nuk munguan edhe urimet e shumta, ndër to edhe ai nga i vëllai, Granit Xhaka.

“Urime fejesa vëllau jem”,-ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.




EMISIONET