Moti i keq që ka përfshirë Amerikën, ka rezultuar fatal për futbollistin e Peru State, Justin Haystrand.

Sipas mediave amerikane, Haystrand ka humbur jetën në një aksident me makinë.

Haystrand humbi kontrollin e makinës së tij tip "Honda Açord” në autostradë dhe humbi jetën nga përplasja.

Futbollisti ishte vetëm 27 vjeç ndërsa në karrierën e tij ishte shpallur dhe lojtari i vitit.

Për lojtarin e njohur kanë shprehur ngushëllime shumë ekipe amerikane.

/Ora News.tv/