Fushë-Krujë, këmbësorja përplaset për vdekje

Fushë-Krujë, këmbësorja përplaset për vdekje

Një 56-vjeçare këmbësore është aksidentuar për vdekje në Fushë-Krujë.

"Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku mjeti tip Benz me drejtues shtetasin D.V.ka aksidentuar shtetasen këmbësore Sh.K. 56 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Tiranë", sqaron policia.

Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë - Krujë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

EMISIONET