Zgjedhjet pë të përcaktuar kreun e federatës shqiptare të futbollit po afrojnë çdo ditë e më shumë dhe fushata e kandidatëve vijon me ritme të larta. 

Presidenti aktual i këtij insitucioni, i cili kërkon mandatin e 5-të, Armand Duka ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Beratit, Petrit Sinajn në ambjentet e bashkisë së këtij qyteti.

Sinaj, i cili vjen nga rradhët e LSI e ka pritur presidentin e FSHF-së në zyrën e tij dhe natyrisht biseda qëndrore ka qenë pikërisht në lidhje me zgjedhjet e 7 shkurtit, ku Duka i ka kërkuar votëbesimin kryetarit të Bashkisë së Beratit, i cili është njëkohësisht edhe president i klubit të Tomorrit, duke qenë se aksionet e këtij klubi i disponon pikërisht bashkia e qytetit.

/Ora News.tv/