Fushata katalanase drejt përfundimit, Puigdemont mbyll fjalimin me video nga Brukseli

Fushata katalanase drejt përfundimit, Puigdemont mbyll fjalimin me video

Partitë politike pro dhe kundër pavarësisë së Katalonjës nga Spanja po bëjnë përpjekjet përfundimtare për të bindur votuesit se fushatës për zgjedhjet rajonale po i vjen fundi.

Zgjedhjet e 21 dhjetorit  do të mbahen në rrethana të jashtëzakonshme siç ishte urdhëruar nga qeveria spanjolle kur mori kontrollin e rajonit, shkarkoi qeverinë e saj dhe shpërbëu parlamentin rajonal pas një deklarate të pavarësisë nga ligjvënësit atje më 27 tetor.

Disa prej kabinetit të rrëzuar, përfshirë ish-presidentin Carles Puigdemont, po bëjnë fushatë nga Brukseli ku kanë kërkuar strehim nga drejtësia spanjolle, ndërsa të tjerë janë në burg në Spanjë për akuzat e përkohshme të rebelimit.

Puigdemont do të mbyllë fushatën e tij të rizgjedhjes me një fjalim me video ditën e sotme që do të transmetohet në një tubim të partisë në Barcelonë.

EMISIONET