Katër vite më parë kur do të zgjidhej kryebashkiaku i Tiranës, apo i çdo qyteti ishte kjo pamja e fushatës elektorale në të dy kampet politike.

Por sot 4 vite më vonë çfarë ndodh?

Kur na ndajnë vetëm 5 ditë nga zgjedhjet e 30 qershorit kjo është pamja që të ofron kryeqyteti, i cili duhet të konsiderohet dhe thembra e akilit në një përballje elektorale, në qoftë se do të kishte garë.

Tirana nuk është ajo e një fushate elektorale qe ne jemi mësuar të shohim.

Nuk ka postera të kandidatëve, zyrat elektorale janë thuajse in – ekzistenete, ndërsa fushata duket se është menduar të bëhet nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në fushatën e socialistëve mungojnë flamurët partiakë, ato të rilindjes të cilët janë zëvëndësuar me ata kombëtar.

E ajo që nxiti debat ishin dhe vendet ku socialistët zgjodhën të zhvillojnë takime elektorale, duke mos kursyer edhe institucionet e kultit.

Ajo që qytetarët panë në këtë fushatë nuk ka asnjë ngjashmëri. Dikur kishte program, premtime.

Erion Veliaj: Do dalim tek çdo shtëpi, na duhet vota.

Por sot ka vetëm sulm ndaj një opozite e cila ka vendosur të mos jetë pjesë e saj.

Erion Veliaj: Nuk do t'ju kërkojmë kurrë që të mereni me ato 300 lacat që vijnë çdo të shtunë prishin qytetin, me ato do të merret policia.

Po ka edhe një premtim.

Edi Rama: Përsëri unë po ju them zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor. 

E arritjet e këtij 4 vjeçari kryebashkiaku Erion Veliaj i komentoj kështu.

Erion Veliaj: Në të majtë kemi parkun që është pas Operas. Po mbaron opera, është zgjeruar shumë.


/Ora News.tv/